Rashica refuzon Amedsporin, synon kthimin në Gjermani
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka refuzuar ofertën e Amedsporit, skuadër kjo që në sezonin 2026/27 do të garojë në Superligën e Turqisë.
Bëhet e ditur se Amedspori kishte shprehur interesim për Rashicën dhe kishte bërë ofertë për shërbimet e tij, por ishte sulmuesi i krahut ai që ka refuzuar kalimin te kjo skuadër, e cila drejtohet nga Besnik Hasi.
Gjithashtu, Rashica ka tërhequr vëmendjen edhe të ekipit tjetër nga Turqia, Rizesporit, por 30-vjeçari e ka prioritet qëndrimin në Stamboll apo kthimin në Gjermani, sipas mediumeve turke.
Rashica nuk bën pjesë në planet e Beshiktashit, ekip që e ka nxjerrë në shitje dhe me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027, pasi nuk i përshtatet lojës së trajnerit Vincenzo Italiano.
Ai është pjesë e Beshiktashit prej vitit 2023, kurse ka luajtur edhe për Galatasarayn, Norwich Cityn, Verder Bremenin e Vitessen.
Në sezonin e fundit, Rashica pati dy gola e gjashtë asistime në 33 ndeshje të luajtura me fanellën e Beshiktashit.



