Sot merret vendimi në rastin “Drenica 1”

28 korrik 2026 | 08:25

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot, nga ora 13:00, aktgjykimin në rastin e njohur si “Drenica 1”, ku të akuzuar janë Sami Lushtaku dhe shtatë persona të tjerë.

Seanca e fundit u karakterizua me paraqitjen e fjalëve përfundimtare nga mbrojtja, e cila në mënyrë të njëtrajtshme kërkoi që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm për mungesë provash.

Mbrojtja e Sami Lushtakut kundërshtoi besueshmërinë e deklaratave të disa dëshmitarëve, duke argumentuar se ato përmbajnë kundërthënie, si dhe kërkoi që të mos pranohen prova të siguruara nga autoritetet e Serbisë.

Avokati Arianit Koci, që përfaqëson Rrustem Rrukollin, tha se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë asnjë lidhje konkrete të klientit të tij me veprat penale të ngarkuara. Edhe mbrojtësit e Rexhep Xhotës, Fatmir Mjakut, Ismet Haxhajt, Skender Tahirit, Sheremet Jasharit dhe Bajram Dibranit vlerësuan se aktakuza nuk është mbështetur me prova të mjaftueshme dhe kërkuan aktgjykim lirues për klientët e tyre.

Sipas aktakuzës, Sami Lushtaku, Rrustem Rrukolli, Ismet Haxhaj, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani akuzohen për vepra penale që lidhen me ndikimin ndaj dëshmitarëve, pengimin e procedurës penale dhe pjesëmarrjen në grup të organizuar kriminal. Të gjithë të akuzuarit i kanë mohuar akuzat që nga fillimi i procesit gjyqësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane ka premtuar masa më të forta sigurie pas…