Tre basketbollistë të Kosovës nderohen me çmime individuale nga FIBA
28 korrik 2026
| 12:09
Tre basketbollistë të Kosovës janë vlerësuar me çmime individuale pas paraqitjeve të tyre në FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C.
Besim Bytyqi është shpallur lojtari më i vlefshëm i turneut dhe njëkohësisht është përzgjedhur në formacionin më të mirë, All-Star Five.
Në All-Star Five të FIBA U18 EuroBasket 2026, Division C është përfshirë edhe Lis Binishi, duke u vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kampionatit.
Ndërsa Malvina Haziri është përzgjedhur në All-Star Five të FIBA U18 Women’s EuroBasket 2026, Division C, duke u bërë përfaqësuesja e Kosovës në ekipin më të mirë të turneut te vajzat.



