KFOR-i amerikan dhuron pajisje për zjarrfikësit e Ferizajt

31 korrik 2026 | 08:36

Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj ka pranuar një donacion nga Brigada Shumëkombëshe Lindje e KFOR-it amerikan, e vendosur në kampin “Bondsteel”.

Sipas njoftimit të Komunës së Ferizajt, në ceremoninë e pranimit të donacionit mori pjesë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Alberton Sahiti, ndërsa pajisjet u pranuan nga komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Zymri Krasniqi.

Krasniqi e cilësoi donacionin si të rëndësishëm për brigadën, duke theksuar se ai do t’i përmirësojë kushtet e punës dhe do t’i rrisë kapacitetet operative të zjarrfikësve.

Gjatë ceremonisë u nënshkrua edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Brigadës Shumëkombëshe Lindje të KFOR-it dhe Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, me synim thellimin e bashkëpunimit në fushën e emergjencave.

Sahiti falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur…