Ja si ndërtohet bashkëpunimi me VV-në: “Marrëveshje për të gjitha ose asgjë”

30 korrik 2026 | 23:40

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj partie.

Ai ka thënë se nga nesër në mëngjes, Abdixhiku “rikthen autorizimin për bashkëpunim”.

“Kërkesa e parë e kolegëve u mbyll sot në Kuvend, në një atmosferë kolegiale siç di LDK-ja, paqësore, e durueshme, miqësore. Ky kapitull u përfundu.

Nesër në mëngjes kryetari i LDK-së rikthen autorizimin për bashkëpunim…nga nesër e tutje duhet që në mënyrën e njëjtë si sonte me përballu përmbushjen e kërkesës së dytë”, ka thënë ai.

Haziri nga gazetarët u pyet lidhur me marrëveshjen me Vetëvendosjen, duke thënë se mund të ketë bashkëpunim.

“Bashkëpunimi…në tri parime që i kemi thënë tash e një kohë, duhet të kemi marrëveshje për të gjitha ose asgjë, agjenda shtetërore, politikat sektoriale, programet qeverisëse.

E treta, jo më pak e rëndësishme, conform këtyre dy të parave, aty ku secili e merr rolin e merr edhe përgjegjësinë, kjo duhet me u bë në kuadër të një marrëveshje bashkëpunimi”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë…