Armend Dallku rikthehet në krye të Dukagjinit
04 gusht 2026
| 11:00
KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e Armend Dallkut në postin e kryetrajnerit.
Klubi nga Klina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me teknikun kosovar, i cili nis një tjetër aventurë në stolin e skuadrës.
Përmes një komunikate zyrtare, Dukagjini e ka cilësuar Dallkun si një figurë të njohur për klubin dhe futbollin kosovar, duke theksuar se rikthimi i tij është një hap i rëndësishëm për vazhdimësinë e projektit dhe realizimin e objektivave sportive.
Drejtuesit e klubit besojnë se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i Armend Dallkut do ta ndihmojnë Dukagjinin të ketë rezultate pozitive në sezonin e ri.
Me këtë emërim, Dallku rikthehet sërish në Klinë, me synimin për ta udhëhequr skuadrën drejt një sezoni sa më të suksesshëm.



