Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

06 gusht 2026 | 13:46

Futbolli ugandez është tronditur nga vdekja e David Oworit, një prej futbollistëve më të njohur të vendit afrikan, i cili humbi jetën në moshën 27-vjeçare pas një sulmi brutal pranë banesës së tij në Kampala.

Sipas raportimeve, Owori u sulmua nga persona të dyshuar si grabitës, të cilët tentuan t’ia merrnin telefonin celular dhe sendet personale. Futbollisti dyshohet se bëri rezistencë, ndërsa sulmuesit e goditën me gurë trotuari, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale.

Owori ishte kapiten i SC Villa, klubit më të suksesshëm në historinë e kampionatit të Ugandës, ku luante në pozitat e mbrojtësit të djathtë dhe mesfushorit.

Ai ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së Ugandës dhe konsiderohej një nga futbollistët më të rëndësishëm të brezit të tij. Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në vend, me shumë figura të futbollit që kanë shprehur dhimbje për humbjen e parakohshme të lojtarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të…