Kitaristi Flamur Prapashtica pjesë e projektit ndërkombëtar “United Song”
06 gusht 2026
| 13:09
Kitaristi Flamur Prapashtica do të jetë pjesë e projektit muzikor United Song, një iniciativë që synon të bashkojë artistë dhe krijime muzikore në një platformë të përbashkët.

Me rastin e lansimit të faqes zyrtare të projektit në “Facebook”, organizatorët do të publikojnë informacione, përditësime dhe materiale muzikore nga artistët pjesëmarrës. Publiku ftohet të ndjekë zhvillimet dhe të shënojë në kalendar datën 21 shtator 2026, kur do të bëhet prezantimi zyrtar i projektit.

Pjesëmarrja e Flamur Prapashticës në këtë projekt përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin e krijimtarisë së tij artistike dhe në bashkëpunimet ndërkombëtare në fushën e muzikës.



