Reagon qumështorja “Vita”: I morëm rezultatet pas 36 ditëve
07 gusht 2026
| 20:03
Pas 36 ditësh, Qumështorja Vita ka pranuar zyrtarisht rezultatet e analizave nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Sipas rezultateve të analizave, qumështi Vita rezulton të jetë i pastër dhe i përbërë 100% nga qumështi.
Në analizat e pranuara, sipas kompanisë, nuk është evidentuar prani e qumështit pluhur apo e vajrave bimore, përfshirë vajin e palmës.






