Cakolli për VV-në: Me 48 deputetë propozuan kandidat për kryeparlamentar 14 herë, pas një viti me shumicë deputetësh s’e propozojnë asnjë

08 gusht 2026 | 09:24

Eugen Cakolli, e ka vlerësuar ‘’paradoks’’ faktin që VV’ja vitin e kaluar me 48 deputetë kishte propozuar kandidat për kryetar të kuvendit 14 herë, ndërsa sot, me shumicë deputetësh, s’e propozon asnjë.

‘’A e dini çfarë paradoksi është që, me 48 deputetë dhe pa shumicë, me propozu kandidat për Kryetar të Kuvendit plot 14 herë; e pas një viti – me një shumicë prej 62 deputetësh, mos me propozu asnjë, brenda 30 dite?!’’, ka shkruar Cakolli.

Ndryshe, tashmë ka kaluar afati 30 ditor për konstituimin e kuvendit, pasi që seanca për konstituim u ndërpre dje nga kryesuesi Avni Dehari, me kërkesë të Albin Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për…