Partia në pushtet po do t’i ikë kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare

09 gusht 2026 | 08:25

Deputeti i betuar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po tenton t’i shmanget kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare.

Hoxhaj tha se pushteti aktual nuk po lejon funksionimin e duhur të mbikëqyrjes parlamentare.

“Por partia e parë në pushtet, e cila dikur në opozitë nuk na ka lënë neve të qeverisim përmes metodave të dhunshme, partia në pushtet sot nuk po do të qeverisë kur është në qeveri, po do t’i ikë kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare”, tha Hoxhaj.

Ai kritikoi mungesën e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera.

“Që dy vjet e ke një vend i cili nuk ka mbikëqyrje parlamentare as të Qeverisë, as të sektorëve më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të shoqërisë, as të agjencive të caktuara publike, sepse është suspenduar ideja e një republike parlamentare. Prandaj, unë mendoj që PDK dhe çdo subjekt tjetër politik duhet të rikthehet në rolin e saj historik dhe roli i saj historik është që ta mbrojmë demokracinë, ta mbrojmë sundimin e ligjit”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gratë sipërmarrëse në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida të…