Kane fiton ‘Këpucën e Artë’ të Evropës
10 gusht 2026
| 14:42
Harry Kane edhe zyrtarisht e ka fituar “Këpucën e Artë” të Evropës për sezonin 2025/26, pasi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet evropiane.
Për sulmuesin anglez, kjo është hera e dytë në karrierë që shpallet golashënuesi më i mirë pasi këtë çmim e kishte fituar edhe për sezonin 2023/24.
Kane sezonin e shkuar realizoi 36 gola në Bundesligë, duke e udhëhequr Bayernin drejt titullit të kampionit.
Vetëm Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, e kanë fituar këtë çmim më shumë herë se Kane, të cilit trofeu do ti dorëzohet më datën 19 gusht në ceremoninë zyrtare që do të mbahet në muzen e Bayern Munchenit.
Kane 33-vjeçar është njëri prej sulmuesve më produktiv në Evropë, ndërsa pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën gjermane.



