Korenica kërkon largimin nga Cluji

11 gusht 2026 | 13:52

Meriton Korenica është duke kërkuar të largohet nga skuadra rumune Cluj.

Korenica po e kërkon largimin edhe për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet Cluji kohët e fundit.

Reprezentuesi i Kosovës dëshiron të luajë për një ekip tjetër. Mësohet se tashmë ka disa oferta për sulmuesin e krahut, shkruan “Spotmedia”.

Skuadra si Universitatea Craiova dhe Rapid Bukuresht kanë shprehur interesim për Korenicën. 29-vjeçari është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Clujit, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe…