ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë ende në rinovim, a do të jetë gati për 1 shtator?

11 gusht 2026 | 08:56

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se në SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë po vazhdojnë punimet në kuadër të renovimit të objektit shkollor.

Sipas njoftimit, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Sabri Xhigoli, ka vizituar sot këtë shkollë, ku nga afër ka parë ecurinë e punimeve.

Komuna ka bërë të ditur se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e një ambienti më funksional për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Nga Komuna kanë theksuar se investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve në arsim dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Imeri, ka reaguar…