Zyrtare: Futbollisti me përvojë nga Shqipëria transferohet te Drita
11 gusht 2026
| 16:43
Kampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit ka bërë një goditje gjatë afatit kalimtar të verës.
Ekipi “kaltërebardhë” ka siguruar shërbimet e mesfushorit, Eduart Rroca.
33-vjeçari ka firmosur me klubin nga Gjilani.
Rroca së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Turqia, Keciorengucu, kurse gjatë karrierës luajti edhe për klubet si: Kukësi, Istanbulspor, Luftëtari, Manisa dhe Tërbuni.



