Gërvalla: Afati për konstituimin e Kuvendit është deri më 6 shtator
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 shtator për t’u konstituuar.
Këtë qëndrim Gërvalla e ka shprehur gjatë një debati me deputetin e PDK-së, Përparim Gruda, në ambientet e Kuvendit, ku sot janë shënuar tensione dhe përplasje të shumta.
Sipas Gërvallës, afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit fillon të llogaritet pas thirrjes së seancës konstituive.
“I kemi 30 ditë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ky është interpretimi ynë”, ka deklaruar Gërvalla.
Debati mes dy deputetëve ka ndodhur në kohën kur Kuvendi pritej të hapej për vizita nga mërgimtarët.
Deklarata e Gërvallës vjen në një kohë kur partitë politike kanë qëndrime të ndryshme lidhur me afatet kushtetuese dhe mënyrën se si duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.



