Vazhdon beteja për Rodrin, Barcelonën dhe Manchester Cityn i ndajnë 20 milionë euro

12 gusht 2026 | 13:47

Barcelona po përshpejton për transferimin e Rodrit dhe i ka paraqitur Manchester Cityt një ofertë të re verbale.

Sipas ekspertit të transfereve Fabrizio Romano, klubi katalanas ka ofruar 60 milionë euro në total, përfshirë bonuset.

Në anën tjetër, Manchester City vazhdon të kërkojë rreth 80 milionë euro për të lejuar largimin e mesfushorit spanjoll.

Megjithatë, në Barcelonë mbizotëron optimizmi se marrëveshja mund të arrihet, me strukturën e bonuseve që pritet të jetë çelësi për të mbuluar diferencën prej 20 milionë eurosh.

Rodri është një nga mesfushorët më të vlerësuar në botë dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë të sukseseve të Spanjës në turnetë e fundit.

Ai është shpallur lojtari më i mirë i turneve pas triumfeve të Spanjës dhe, me sukseset e arritura, ka hyrë në një rreth të ngushtë futbollistësh që kanë fituar trofetë më të rëndësishëm në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fisnik Asllani ishte marrë vesh për çdo detaj me Leipzigun,…