Halil Çadraku, biri i dëshmuar i kombit, veprimtar i hershëm i LPK-së dhe djali i Rrahman Çadrakut, ish-i burgosur politik
Ramadan H. Hoti
Në gusht të vitit 1998, pas luftimeve të ashpra të Rahovecit dhe Anadrinit, UÇK-ja kishte nevojë të madhe për furnizim me armatim dhe municion. Në kohën kur shumëkush mendonte se lufta po zbehej, Halil Çadraku, Shef i ZKZ-së për Zonën Operative të Pashtrikut, së bashku me Seb Thaqin e bashkëluftëtarët e tij, mori rrugën drejt Kosovës për të sjellë furnizimet e nevojshme.
Në fshatin Goden të Hasit, pranë vijës kufitare Kosovë, Shqipëri, ranë në një pritë të armikut. Pas një përballjeje të pabarabartë dhe luftimeve të ashpra, ngarkesat me armatim që transportoheshin me kuaj u goditën dhe shpërthyen, duke eksploduar edhe predhat e topit.
Megjithatë sakrificë ata nuk e ndalen luftën. Ideali për liri vazhdoi të jetonte në zemrat e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët luftuan me vendosmëri deri në çlirimin e plotë të Kosovës.
Nderim i përjetshëm për heroin e gjallë Halil Çadrakun dhe të gjithë luftëtarët që sakrifikuan për lirinë e Atëdheut.



