Kurti shmang përgjigjen për kërkesën e PDK-së për vazhdimin e seancës konstituive
12 gusht 2026
| 11:22
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur të mërkurën një përgjigje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
I pyetur nga “Ekonomia Online” nëse do t’i përgjigjet kërkesës së PDK-së, e cila është mbledhur në Kuvend dhe po kërkon vazhdimin e procesit të konstituimit, Kurti është përgjigjur shkurt, duke iu referuar një aktiviteti me të rinjtë.
“E kemi një takim për rininë në Ditën Ndërkombëtare të saj në Kryeministri”, ka thënë Kurti.
Ndërkohë, PDK-ja ka kërkuar që procesi i konstituimit të Kuvendit të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme, duke insistuar se deputetëve duhet t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të marrë nga qytetarët.



