Kosova s’ka më kohë për kriza e vakume politike
Profesori universitar Arsim Bajrami ka bërë thirrje për tejkalimin sa më të shpejtë të krizës politike në Kosovë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.
Bajrami tha mbrëmë në Klan Kosova, se pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, institucionet duhet të jenë të bashkuara në mbështetje të krerëve të UÇK-së, ndërsa paralajmëroi se zgjedhjet e reja do ta dëmtonin këtë proces.
“Nuk ka Kosova më kohë për kriza politike. Nuk ka më Kosova për vakume politike. Asnjë gjë nuk është më e rëndësishme sesa rreshtimi në kundërvënien e këtij aktgjykimi. Edhe për këtë arsye, unë uroj që menjëherë të zgjidhet presidenti javën e ardhshme, vendi të mos shkojë në zgjedhje, sepse shkuarja në zgjedhje i dëmton më së shumti procesin se si t’u ndihmojmë ne krerëve të UÇK-së dhe ekipeve të tilla mbrojtëse”, tha Bajrami.
Ai shtoi se presidenti i ardhshëm do të ketë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së dhe në pasqyrimin e, siç tha, të vërtetës dhe rrugës së shtetndërtimit të Kosovës.



