Maqedonci: Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

14 gusht 2026 | 14:11

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Kosova është e gatshme t’u ofrojë ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme.

Maqedonci ka thënë se homologëve të tij nga Shqipëria dhe Mali i Zi ua ka përcjellë gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të ofruar mbështetje me kapacitetet që vendi ka në dispozicion.

Sipas tij, Kosova është e gatshme të kontribuojë në përballimin e situatës, nëse autoritetet e dy vendeve vlerësojnë se ndihma është e nevojshme.

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret. Në momente të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi marrin një rëndësi të veçantë. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”, ka thënë Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka marrë katër certifikata…