Diskutime për “President konsensual”, Abdixhiku arrin në Kuvend për takimin me Kurtin

18 gusht 2026 | 17:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvend për takim me kryetarin e LVV-së, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Ndryshe sot ushtruesja e detyrës së presidentës, Albulena Haxhiu ka mbajtur një takim konsultativ liderët e partive politike në Zyrën e Presidentes, me fokus te çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri, raporton eo.

Tri partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë refuzuar pjesëmarrjen në takim.

Pas takimit Haxhiu tha se takimet mes partive politike duhet të vazhdojnë, duke bërë thirrje që subjektet që nuk morën pjesë në takimin e sotëm të mos refuzojnë dialogun.

“Unë uroj që takimet me partitë politike të vazhdojnë dhe ato do të ndodhin shumë shpejt. Pra sipas njoftimit që kryetari i Vetëvendosjes na dha, me LDK-në do të ketë një takim shumë shpejt, i përket atyre që tregojnë se kur do të ndodhë ky takim. Por uroj që këtyre takimeve t’i bashkohen edhe parti të tjera politike, pra jo të refuzojnë takimet sepse refuzimi i takimeve nuk çon drejt një marrëveshjeje”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para se të hyjë…