Nisin të mblidhen deputetët, një orë me vonesë seanca ende nuk ka filluar
05 tetor 2026
| 10:03
Tashme po shihet se në seancë kanë nisur të mblidhen deputetët, ku pritet që të votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Deputetët e PDK-së në seancën e sotme janë shfaqur me logon e UÇK-së.
Seanca është dashur të nisë në orën 9:00, por ka kaluar një orë dhe ende nuk ka filluar.



