Ismaili: Krejt Kosova po pret ligjin për UÇK-në, deputetët ta japin votën për drejtësi
05 tetor 2026
| 09:28
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë ligjin për UÇK-në, duke theksuar se ai mundëson më shumë transparencë dhe një sistem të mirëfilltë të drejtësisë.
Ismaili tha se miratimin e këtij ligji po e pret e gjithë Kosova dhe se drejtësia duhet t’i bashkojë deputetët, pa dallim partie.
“Mendoj që krejt Kosova është duke pritur një gjë të tillë”, tha Ismaili.
Sipas tij, deputetët kanë sot mundësinë që përmes votës së tyre të kontribuojnë për më shumë transparencë dhe drejtësi.
“Nëse e doni drejtësinë, atëherë është mundësi me dhanë votën”, deklaroi ai.



