Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha
Emri i profesorit universitar Ibrahim Berisha u përmend si një nga emrat e mundshëm të propozuar për president mes takimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhikut.
Berisha këtij propozimi iu është përgjigjur në mënyrë “indirekte”. Profesori universitar ka bërë të ditur se sot kanë dale ekzemplarët e tij të librit të tij “Rrëfimi i Pendimit”, ku do të mbeten fokusi i tij i vetëm, shkruan Insajderi.
“Sot dolën ekzemplarët e parë të librit tim të ri, tri novela: “Rrëfimi i pendimit”. Komunikimi, kultura dhe letërsia kanë qenë dhe mbeten fokus i vetëm ku do të vazhdoj të përqëndrohem”, ka deklaruar ai.
Gazetari Leonard Kerquki ka thënë se në diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për postin e presidentit po qarkullojnë dy emra: Ibrahim Berisha dhe Iljaz Ramajli.
Përveç Berishës dhe Ramajlit, pjesë e diskutimeve për postin e presidentit, sipas Kerqukit, kanë qenë edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Haki Demolli, si dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu.



