Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka shprehur shpresën se nga takimi ndërmjet kryetarit të VV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të dalë një zgjidhje për çështjen e presidentit të Kosovës.
Në FIVE në TV Dukagjini, Kërçeli tha se, marrë parasysh deklarimet e Abdixhikut se LDK-ja është e gatshme për një kandidat konsensual, pret që në takimin e liderëve të nisin diskutimet edhe për emrat e mundshëm.
“Uroj shumë që nga ky takim te del një zgjidhje për çështjen e presidentit ose presidentes. Marrë parasysh deklaratën e kryetarit të LDK-së, i cili ka thënë se janë të gatshëm për një kandidat konsesual. Unë uroj që në këtë takim të fillojnë të fliten për emrat e mundshëm për një kandidat konsensual. Dhe uroj që në këtë takim të bëhet një zgjidhje, dhe sa më parë të vazhdojmë në formimin e institucioneve”, tha Kërçeli.



