“Shteti, peng i një individi”, thotë Çitaku për Kurtin

18 gusht 2026 | 10:12

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me situatën politike, duke akuzuar pushtetin për kapje të institucioneve dhe përdorim të tyre për interesa politike.

Çitaku ka thënë se fotografia e krijuar është ajo e një partie politike “të papërgjegjshme”, e cila, sipas saj, vepron nën dirigjimin e një individi.

“I ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike, në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka bërë thirrje që deputetët të jenë në Kuvend dhe të punojnë për konstituimin e tij.

“Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin. Ju presim sot, në orën 11:00, në Kuvend!”, ka deklaruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi thuhet se ka bërë ofertë për transferimin e…