QKUK: 320 pacientë morën shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit

20 gusht 2026 | 13:36

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e Qendrës Emergjente të QKUK-së kanë ofruar gjithsej 320 shërbime emergjente për qytetarët.

Sipas të dhënave të QKUK-së, pacientët janë trajtuar në njësitë përkatëse emergjente, ku 74 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 102 në Emergjencën Internistike, 52 në Emergjencën Kirurgjike dhe 56 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 16 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 20 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 38 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.

QKUK ka bërë të ditur se ekipet shëndetësore kanë qenë të angazhuara vazhdimisht për t’u ofruar pacientëve kujdesin e nevojshëm emergjent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në…