“Çfarë dështimi”: Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore

21 gusht 2026 | 20:50

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar procesin e subvencionimit të materialeve shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha Ministria e Arsimit vendosi që të mos ua sigurojë librat nxënësve, por t’i subvenconoi ato në xhirollogari të prindërve. Sipas saj, kjo po krijon ‘katrahurë’ në çdo shtator.

“Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore. E sot, përveç që s’i kanë paratë, nuk e dinë as cilat libra duhet blerë. Prej se Ministria vendosi që mos të ua sigurojë librat nxënësve, por t’ua qesë paratë prindërve në xhirollogari, çdo shtator e kemi të njëjtën katrahurë: aplikime, pritje për mjete, prindër që bredhin prej një librarie në tjetrën dhe fëmijë që e fillojnë mësimin pa i pasur të gjitha librat, e kjo zgjatë për dikë deri në fund të vitit shkollor”, shkruan Bajrami.

Ajo tha se prindërit kanë kërkuar kthimin e sistemit të vjetër.

Siç shkruan deputetja, tash, pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit jo vetëm që ende presin paratë, por ‘Ministria u thotë të mos i blejnë librat e rekomanduar nga shkollat’.

Më poshtë postimi i plotë:

Sa orë mësimi kushton paaftësia e Ministrisë?

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore. E sot, përveç që s’i kanë paratë, nuk e dinë as cilat libra duhet blerë.

Prej se Ministria vendosi që mos të ua sigurojë librat nxënësve, por t’ua qesë paratë prindërve në xhirollogari, çdo shtator e kemi të njëjtën katrahurë: aplikime, pritje për mjete, prindër që bredhin prej një librarie në tjetrën dhe fëmijë që e fillojnë mësimin pa i pasur të gjitha librat, e kjo zgjatë për dikë deri në fund të vitit shkollor.

Prindërit kërkuan kthimin e sistemit të vjetër. Me ndërrimin e ministrit shpresuan se më në fund fëmijët do t’i gjenin librat në bankat e tyre me një shtator, edhepse ministri në dëtyrë e premtoj se do të merret me shqetësimet e tyre, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tash, pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit jo vetëm që ende presin paratë, por Ministria u thotë të mos i blejnë librat e rekomanduar nga shkollat.

Çfarë dështimi.

Ky nuk është vetëm maltretim i prindërve. Kjo është humbje në mësimnxënie për fëmijët, është regres, siç e kemi parë është rezultat me i dobët nga viti në vit.

Pritjet për këtë Qeveri edhe nga prindërit janë minimale, ata s’po kërkojnë reformat e Finlandës as të Suedisë. A e dini çka po kërkojnë prindërit? Po kërkojnë që me një shtator, secili fëmijë të ulet në bankë me librat para vetes, gjë që ka ndodhë në Kosovë me shumë se një dekadë.

Nëse ministeia nuk arrin me e siguru as këtë, problemi nuk është te librat, problemi është te qeverisja.

Tash e 6 vjet dështim pas dështimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet kanë bërë të ditur se dy adoleshentë kanë mbetur…