Sulm me dronë rusë në Kharkiv, dy të vrarë dhe dy të plagosur
21 gusht 2026
| 08:22
Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dronë rusë gjatë natës në fshatin Lebyazhe, në distriktin Chuhuiv të rajonit të Kharkivit në Ukrainë.
Sipas guvernatorit të Kharkivit, Oleg Synegubov, forcat ruse kanë lëshuar gjashtë dronë në drejtim të zonës.
Nga sulmi kanë vdekur një burrë 73-vjeçar dhe një grua 66-vjeçare, ndërsa janë plagosur një burrë 41-vjeçar dhe një grua 73-vjeçare.
Sulmet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarre janë raportuar në pesë shtëpi private, tre prej të cilave janë shkatërruar plotësisht. Ndërkohë, janë dëmtuar edhe 20 ndërtesa banimi private, përfshirë tri objekte ndihmëse.



