Kosova mposht me përmbysje Malin e Zi në padel
24 gusht 2026
| 13:33
Ekipi i Kosovës në padel, në konkurrencën e përzier “Mixed Doubles”, ka mposhtur Malin e Zi në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Dyshja Lavdrim Krasniqi dhe Donika Bashota ka triumfuar ndaj çiftit malazias Gianluca Pelonzi dhe Ivanka Simonoviq, me rezultat 6-7, 6-4, 6-1.
Me këtë fitore, Kosova ka siguruar kualifikimin në çerekfinale në dy kategori, ndërsa në ndeshjen e radhës do të përballet me çiftin italian Casetta dhe Dal Pozzo.



