“Lot në njërën anë”, “Gëzim në tjetrën” – Dy anët e aktgjykimit lirues për vrasjen e trafishtë
Për vrasjen e trefishtë të ndodhur gati pesë vjet më parë në Gllogjan të Deçanit, sot u dha aktgjykimi.
Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kastrioti e Kreshniku që ishin akuzuar për këtë krim u shpallën të pafajshëm.
Të njëjtit u dënuan vetëm për armët që iu gjetën në shtëpi.
Vendimi i gëzoi antarët e familjes Mehmetaj. Por, u dëshpruan fort familjarët e viktimave.
Gruaja e Gani Gjokaj, shoferit të autobusit i cili u gjuajt me breshëri plumbash nga automatiku, shpërtheu në vaj.
Derisa, familjarët e nxënësve Ledion Hamza e Genta Mustafa që u vranë teksa po ktheheshin nga shkolla, nuk thanë asnjë fjalë.
Veç prokurorja njoftoi që do të ankohet në Apel për vendimin e Themelores.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, vrasja e trefishtë kishte ndodhur për t’iu hakmarrë shoferit të autobusit, i cili dyshohet se ishte shkaku që motra e tyre i mori jetën vetes.



