PDK i drejtohet sërish Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 11:00

27 gusht 2026 | 21:23

Në kërkesën e nënshkruar nga deputetja dhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thuhet se Kuvendi duhet të përmbushë obligimin kushtetues dhe procedural për konstituimin e tij.

PDK e konsideron moskonstituimin e Kuvendit si situatë të rëndë të shkaktuar nga shkelja e Kushtetutës dhe mosrespektimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në dokument, Çitaku thekson se kryesuesi i seancës ka për detyrë të respektojë Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që të mos pengohet më tej procesi i konstituimit.

“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në kërkesë.

PDK kërkon që, pa vonesa të mëtejshme, të thirret vazhdimi i seancës konstituive më 28 gusht dhe të mundësohet ushtrimi i mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur edhe 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes…