Haxhiu dekreton gjeneralët e rinj të FSK-së

28 gusht 2026 | 15:44

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur ceremoninë e dekretimit të gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në ceremoninë e dekretimit kanë marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Dekretimi i gjeneralëve të rinj shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e strukturave udhëheqëse të FSK-së dhe në forcimin e kapaciteteve të saj profesionale dhe institucionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të…