Hoxhaj mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

28 gusht 2026 | 22:31

Deputeti i PDK-së, miku dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamemtarit Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur sonte në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Nga aktiviteti i organizuar nën moton “Liria ka emër “Ora e pritjes, Kosova po pret”, Hoxhaj ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë për drejtësinë ndërkombëtare.

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.

Ky tubim vjen në kuadër të aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në pritje të vendimit ndaj tyre në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 30-vjeçare ka përfunduar në urgjencë pasi aksidentalisht gëlltiti një…