MINTI përcakton çmimet e karburanteve: Lirohet nafta
28 gusht 2026
| 12:41
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme, 28 gusht.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale të lejuara janë:nafta (dizel): 1.74 euro për litër, benzina: 1.53 euro për litër, gazi: 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00.



