Belle Resort vazhdon anëtarësimin në OHTK si anëtar i argjendtë
15 tetor 2026
| 14:23
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) ka njoftuar se Belle Resort do të vazhdojë të jetë pjesë e saj me statusin e anëtarit të argjendtë (Silver Member).
Sipas njoftimit të OHTK-së, vazhdimi i këtij partneriteti dëshmon besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe përkushtimin e përbashkët për fuqizimin e bizneseve anëtare dhe përfaqësimin e interesave të tyre.
Po ashtu, ky bashkëpunim synon të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të hotelerisë dhe turizmit në Kosovë.
OHTK-ja ka falënderuar Belle Resort për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Odën.



