Walker paralajmëron thellim të përçarjes nëse partitë nuk bashkohen për presidentin

28 gusht 2026 | 15:31

Ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të bëhen bashkë dhe ta zgjedhin presidentin.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Walker ka thënë se zgjedhjet e reja eventuale, si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, do të ndikonin në përparimin që ka bërë Kosova ndër vite.

“Kosovës i duhet stabilitet, stabilitet politik dhe kjo do të vijë vetëm përmes një procesi për gjetjen e një presidenti, ku mendoj se të gjithë duhet t’i lënë anash përkatësitë e tyre politike apo admirimin për një lider politik apo një tjetër, dhe të zgjedhin dikë që e bashkon Kosovën përsëri”, ka thënë Walker.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halime Berbati nga Peja shpall të pavlefshme dëftesat e  viti…