“Ngjyrat e Lirisë” – Sot prezantohet ekspozita që i kushtohet luftës së UÇK-së
30 gusht 2026
| 10:58
Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se sot do të bëhet prezantimi i ekspozitës “Ngjyrat e Lirisë”.
Sipas njoftimit kjo ekspozitë i kushtohet luftës së UÇK-së dhe sakrificës së popullit për liri, raporton Klan Kosova.
Platforma “Liria Ka Emër” prej ditësh po bën edhe ekspozimin e “Orës së Pritjes” që i kushtohet numërimit mbrapsht deri në ditën vendimtare të procesit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.



