Kurti: I gjithë Grupi Parlamentar i VV-së e mbështet Bekim Sejdiun për president

01 shtator 2026 | 22:38

Albin Kurti ka thënë se i gjithë grupi parlamentar ka shprehur mbështetje për Bekim Sejdiun president, i propozuar nga Lumir Abdixhiku e Albin Kurti si kandidat për këtë pozitë.

Kurti para mediave ka folur edhe për zhvillimet në LDK, ku gjashtë deputetë dolën kundër emrit të tij, e të cilat i cilësoi si “negative”.

“Isha shumë i lumtur që mbështetja ishte e plotë nga të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar për professor Bekim Sejdiun si president i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhje ishte në dijeni të zhvillimeve të orëve të fundit, ku në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i kryesisë të LDK-së për mbështetje të plotë për professor Bekim Sejdiun si një emër për të cilin u pajtuam të dy subjektet.

Por më pas, patëm njoftimin negative që 6 deputetë nga 18 sa i ka grupi parlamentar i LDK-së nuk e mbështesin profesior Bekim Sejdiun për president”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalë kundër marrëveshjes së arritur…