Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami

02 shtator 2026 | 16:05

Peshëngritësi Kianoush Rostami ka fituar tjetër medalje. Ai fitoi medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes.

Më herët, peshëngritësi nga Irani, që po garon për Kosovën, fitoi medalje të argjendtë në stilin e shkëputjes në kategorinë deri në 95 kilogramë.

Herën e parë ngriti 196 kilogramë, ndërsa në tentimin e dytë plot 203 kilogramë. Por në tentimin e tretë prej 211 kilogramë ishte i pasuksesshëm.

Të artën e fitoi garuesi nga Egjipti, Karim Abokahla, i cili ngriti 204 kilogramë.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar veteranët,…