E ardhmja e Zhegrovës në pikëpyetje, Al-Ittihad tani synon Talbin e Sunderlandit

04 shtator 2026 | 12:01

E ardhmja e Edon Zhegrovës po merr një tjetër kthesë. Kur dukej se Arabia Saudite mund të ishte një nga mundësitë për sulmuesin anësor të Juventusit, skuadra e interesuar për të, Al-Ittihad, ka nisur të fokusohet te një pistë tjetër.

Sipas raportimeve të Sky Sports në Angli, klubi nga Jeddah ka hapur negociatat me Sunderlandin për transferimin e marokenit Talbi.

Për kosovarin, situata është delikate. Afati kalimtar Serisë A përfundoi më 1 shtator, që do të thotë se Juventusi nuk mund të blejë më lojtarë për ta zëvendësuar në Itali. Megjithatë, rregullat lejojnë shitjen e futbollistëve drejt kampionateve ku merkatoja mbetet e hapur.

Dhe një prej këtyre tregjeve është Arabia Saudite, ku afati për klubet përfundon më 6 shtator. Kjo i jep ende një hapësirë të vogël Al-Ittihadit për të ndryshuar përsëri planin dhe për t’u rikthyer te Zhegrova, nëse negociatat për Talbin nuk përfundojnë me sukses.

Në ditët e fundit, raportimet nga Italia kanë bërë me dije se Juventusi do të ishte i gatshëm të dëgjonte oferta për Zhegrovën nëse ato arrijnë të paktën rreth 15 milionë euro.

Sipas Goal, deri më tani Al-Ittihad ka kërkuar vetëm informata për të kuptuar disponueshmërinë e lojtarit dhe vlerësimin e Juventusit, por ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Po të ishte Gjykata e Hagës ekskluzivisht gjykatë…