Sonte nis faza e ligës në Champions, dy ndeshje hapin xhiron e parë

08 shtator 2026 | 12:16

Sezoni 2026/27 i Ligës së Kampionëve, saktësisht fazës së ligës, nis zyrtarisht sonte (e martë). Në fakt, ndeshjet e xhiros së parë të kësaj faze do të zhvillohen sot (e martë), nesër (e mërkurë) dhe pasnesër (e enjte).

Megjithatë, xhiroja e parë nis me dy ndeshjet e sonte: AEK Athina – LASK dhe Club Brugge – Aston Villa. Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 18:45 pasi katër duelet e tjera të së martës mbrëma do të nisin nga ora 21:00.

Borussia Dortmund – Villarreal, Porto – Manchester City, Lille – Real Betis dhe Real Madrid – Inter, janë përballjet e së martës mbrëma. Ndërkohë, nga gjashtë ndeshje të xhiros së parë do të luhen nesër dhe pasnesër, ku në total për këto tri ditë do të zhvillohen 18 përballje të Ligës së Kamionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të verdiktit final në Hagë ndaj ish-krerëve të…