Trump publikon “hartën e re” të SHBA-ve: Kanadaja, Meksika, Karaibet, Groenlanda dhe Islanda nën flamurin amerikan

08 shtator 2026 | 20:46

Presidenti amerikan Donald Trump postoi në rrjetet sociale një foto që shkaktoi reagime të ashpra.

Fotoja ishte një hartë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Meksikës, Karaibeve, Groenlandës dhe Islandës, të gjitha të mbuluara nga flamuri amerikan me mbishkrimin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Trump e postoi imazhin në platformën e tij Truth Social pa shpjegime.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum reagoi pas postimit dhe tha se Meksika “nuk është dhe nuk do të jetë koloni apo protektorat” i ndonjë vendi të huaj.

Sheinbaum theksoi se Meksika është një vend i lirë, i pavarur dhe sovran.

Ndërkohë Islanda thirri ambasadorin e Shteteve të Bashkuara per shpjegime, pas imazhit që tregonte ishullin dhe vendet e tjera të mbuluara nga flamuri amerikan.

Ministri i Jashtëm i Islandës, thirri ambasadorin amerikan në Islandë Billy Long, i cili zyrtarisht e mori postin vetëm muajin e kaluar, raportuan mediat islandeze.

Ministria e jashtme islandeze tha se shprehu qartë pozicionin e saj se “postimi ishte plotësisht i papërshtatshëm”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur disa herë pasi filloi mandatin e tij të dytë se Kanadaja duhet të jetë një shtet amerikan, ndërsa ka kërkuar që Groenlanda të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë përfshirja e Islandës dhe disa vendeve të Karaibeve në një hartë me flamurin amerikan, është një zhvillim i ri, që ka sjellë reagime të ashpra nga këto vende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar pas publikimit të…