Bajqinovci: Nuk po kërkojmë zgjedhje, synojmë krijimin e institucioneve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se qëllimi i partisë së tij është krijimi i të gjitha institucioneve dhe shmangia e zgjedhjeve të reja.
Bajqinovci ka thënë se opozita po kërkon që Kuvendi të konstituohet dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje, duke iu referuar edhe deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.
“Ne po kërkojmë me i kriju të gjitha institucionet, e jo vetëm Kuvendin, që të shkojmë në zgjedhje pas dy muajsh. I keni dëgjuar deklaratat e opozitës që po kërkojnë Kuvendin me e konstituu edhe me shku në zgjedhje. E keni deklaratën e Avdullah Hotit. Ne nuk po kërkojmë zgjedhje. Ne po kërkojmë që të krijohen institucionet, vendi mos të shkojë në zgjedhje. Vendi nuk duhet me shku në zgjedhje për të katërtën herë. Kërkesa e Hotit ka qenë t’i krijojmë Kuvendin dhe të shkojmë në zgjedhje. E keni dëgjuar vetë”, ka deklaruar ai.



