Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sigurojnë sërish mandatet në Parlamentin Suedez

14 shtator 2026 | 10:10

Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku ruajnë pozitat në Parlamentin Suedez  Magdalena Andersson fiton zgjedhjet në Suedi

Astrit Gashi 

STOCKHOLM / HALMSTAD – Në një nga garat më të ngushta politike në historinë moderne të Suedisë, blloku i udhëhequr nga Magdalena Andersson ka korrur një fitore të ngushtë 49.5% të votave (176 mandate) kundrejt bllokut të djathtë me 49.1% (173 mandate). Me një diferencë prej vetëm tri ulësesh në parlamentin 349-vendësh, fati i formimit të qeverisë së re varet tërësisht nga Partia e Qendrës (C), e cila vendos për qeverinë e re.

Por lajmi kryesor vjen nga qarku zgjedhor i Hallandit, ku Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku kanë blinduar përfundimisht vazhdimësinë e tyre në Parlamentin Suedez (Riksdag).

Pse është matematikisht e sigurt fitorja e tyre?

Në rajonin e Hallandit, Partia Socialdemokrate (S) ka siguruar 3 mandate parlamentare. Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku renditeshin përkatësisht në pozicionet strategjike numër 2 dhe numër 3 në listën zyrtare të partisë.
Edhe pse numërimi i votave personale preferenciale ende nuk ka filluar, vendet e tyre janë 100% të garantuara. Sipas ligjit zgjedhor suedez, që një kandidat me numër më të pasmë të mund të tejkalojë kandidatët e renditur lart në listë, duhet të marrë individualisht së paku 12% të të gjitha votave të përgjithshme të partisë në atë zonë një prag ky objektivisht i paarritshëm nga rivalët e tjerë në listë. Kjo bën që renditja partiake të mbetet e paprekur dhe dyshja me rrenjë shqiptare të konfirmojë ulëset në parlament.

Sukses i madh edhe në Göteborg: Blerta Hoti drejt drejtimit të qytetit

Lajmet e mira nga Suedia nuk ndalen me parlamentin qendror. Në nivelin lokal, Blerta Hoti është në prag të marrjes së drejtimit të Komunës së Göteborgut qytetit të dytë më të madh në Suedi ose marrjes së një prej pozicioneve më të larta drejtuese komunale. Kjo vjen pasi blloku i saj politik ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në këtë qendër kryesore ekonomike e kulturore.
Lajm fantastik është se partia e ekstremit të dhathtë SD. Sverige demokratana ka marrë vetëm 17. 6 të votave duke humbur 10 vende në parlamet. Personalisht e kisha prognozuar me 17.7 çka e bënë parashikimin tim të saktë për rënien e tyre. Një parashimim të tillë nuk e kishte dhënë asnjë institur suedez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti…