Sot edhe në Zürich: “Jo në emrin tim!”
19 shtator 2026
| 08:55
Një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër organizon nesër një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pas zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor në Hagë.
Me moton “Jo në emrin tim!”, tubimi mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz në Zürich, duke filluar nga ora 15:00.
Një tubim paqësor për të ngritur zërin kundër padrejtësisë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pjesëmarrësit janë ftuar të jenë me flamuj kombëtarë, flamuj dhe simbole të UÇK-së. Tubimi është lejuar zyrtarisht nga Policia e Zürich-ut.



