28 vjet nga rënia, Haxhiu përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin
Sot, njëzet e tetë vjet pas rënies së Fehmi dhe Xheve Lladrovcit, kryetarja e Kuvendit, u.d presidentja Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe, duke theksuar se këto dy figura historia e Kosovës i mban pranë njëri-tjetrit, sepse ashtu pranë njëri-tjetrit e bënë gjithë rrugën e tyre çlirimtare.
“Ai inxhinier e ajo profesoreshë e shqipes, e nisën rrugën e çlirimit dekada më parë, atëherë kur kundërshtimi i regjimit jugosllav ndëshkohej me përndjekje, burg e largim nga puna”.
“Fehmi Lladrovci ishte pjesë e organizimit politik të viteve të 80-ta dhe për bindjet e veprimtarinë e tij kaloi vite në burgjet jugosllave. Kur u arrestua në shtator të vitit 1985, ai dhe Xheva sapo kishin nisur jetën e tyre së bashku. Burgimi i gjatë nuk e ndërpreu as lidhjen mes tyre, as rrugën që kishin zgjedhur. Xheva menjëherë iu bashkua familjes Lladrovci, dhe përkundër faktit se Fehmiu ishte në burg, ajo e vazhdoi vetë veprimtarinë politike në vitet kur çdo lidhje me lëvizjen ilegale ishte rrezik i madh”, ka thënë Haxhiu.



