Arabia Saudite vë në punë tubacionin strategjik Lindje-Perëndim të naftës, pas sulmeve me dronë
Arabia Saudite ka rifilluar zyrtarisht operacionet në tubacionin e saj kryesor të naftës Lindje-Perëndim, duke krijuar kushtet për rinisjen e eksporteve nga porti i Detit të Kuq, Yanbu.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila i referohet tre burimeve të njohura me çështjen, rrjedhja e naftës ka nisur me ritme të ulëta, ndërkohë që pritet rikthimi i plotë i ngarkimeve.
Tubacioni strategjik u detyrua të mbyllej pas sulmeve me dronë që goditën infrastrukturën energjetike, duke ndërprerë për disa ditë ngarkimin e naftës bruto në terminalin e Yanbu-së dhe duke shtuar tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Rinisja e këtij arterie kryesor pritet të lehtësojë ndjeshëm furnizimin global dhe të normalizojë transportin e naftës nga fusha e prodhimit drejt porteve detare perëndimore.



