Shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani! (Si nisi sherri për vajzën që u kishte 200 euro borxh)

22 shtator 2026 | 18:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas “Bild”, i mituri i identifikuar me emrin Brian, u vra me thikë gjatë një sherri me një shqiptar dhe një grek.

Policia gjermane ka shpallur në kërkim shqiptarin Albin Bejtullahu23 vjeç, dhe grekun Alex Olntasi 22 vjeç

Ngjarja ka ndodhur në Marsberg, ku të rinjtë u përfshinë në një sherr për shkak të një vajze. Kjo e fundit dyshohet se i kishte borxh 200 euro një prej autorëve.

Ata i kanë kërkuar paratë dhe e kanë sulmuar duke i bërë presion. Në këtë moment ka ndërhyrë 15-vjeçari dhe shoku i tij për ta mbrojtur.

Por ata janë qëlluar me thikë dhe Brian humbi jetën në vendngjarje. Shoku i tij ndërkohë, mori plagë të rënda në fytyrë.

Policia ka publikuar fotot e autorëve, duke i bërë thirrje për ndihmë publikut, për ndalimin e tyre./BILD

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është drejtuar sot Organizatës…